Lajme
Austria heq të gjitha kontrollet kufitare, përveç me Italinë
Pas afro tre muajsh kufizimesh për shkak të pandemisë, Austria do të heq të gjitha kontrollet e kufijve tokësorë me shtetet fqinje, përveç Italisë.
Që nga dita e enjte, Austria nuk do të këtë kontrolle kufitare dhe shëndetësore me Gjermaninë,Lihtenshtajnin, Zvicrën, Sllovakinë, Slloveninë, Republikën Çeke dhe Hungarinë. Vetëm për Italinë, kufizimet mbeten ende për momentin, kështu ka thënë ministri austriak i Punëve të Jashtme, Alexander Schallenberg në një konferencë për shtyp, shkruan oe24.at, përcjell Albinfo Austria.
Kontrollet kufitare me Italinë do të mbesin, ndërkohë një vlerësim tjetër është planifikuar për javën e ardhshme.
“ Italia është duke shkuar drejt stabilitetit. Qëllimi ynë është që të hapim kufirin edhe më Italinë, sapo shifrat e Covid -19 na bëjnë të mundur këtë”, ka thënë ai.
Për vendet fqinje përveç Italisë, qytetarët nuk duhet të brengosen, sepse nuk ka karantinë ose kërkesa të testit kur hyni në Austri. E njëjta gjë pritet të merret në vendim edhe me shtet fqinje të Austrisë.
Austria kishte planifikuar që kontrollet kufitare me shtetet fqinje të bëhen me 15 qershor, por duket se rënia e numrit të infektuarve ka bërë që të merr këtë hap më herët që ishte planifikuar.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











