Lajme
Austria e gatshme të ndihmoj në tejkalimin e krizës politike
Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz tha se Austria mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Kosovës. Ai u deklarua kundër dhunës në Kuvend
Ministri për Evropë, Integrime dhe Punë të Jashtme i Republikës së Austrisë, Sebastian Kurz tha se Kosova po kalon në një moment të vështirë politik në planin e brendshëm dhe ftoi të gjithë spektrin politik për tejkalimin e situatës brenda institucioneve, përmes frymës demokratike dhe dialogut.
Shefi i diplomacisë austriake theksoi se Kosova ka nevojë për stabilitet të brendshëm dhe një perspektivë të qartë evropiane, gjersa Austria është e gatshme që të ndihmojë në këtë drejtim.
Këto deklarata Kurz i bëri gjatë një takimi që zhvilloi në Prishtinë me zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Ai tha se Austria mbetet në mesin e investitorëve të rëndësishëm në Kosovë dhe njëkohësisht mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të saj.
Ministri Kurz falënderoi Kosovën për bashkëpunimin dhe suksesin e arritur në tejkalimin e sfidës se fluksit te migrantëve nëpër shtetet e BE-së, ndërsa ritheksoi se nuk ka azil në Austri për kosovarët.
“Dua të them këtu shumë qartë se nuk shansa për emigrim ilegal në Austri, dhe në vend të tjera të Evropës. Kush tenton nga Kosova që në mënyrë ilegale të ik, duhet të llogarit që për një kohë të shkurtër do të kthehet përsëri”, ka potencuar Kurz.
Ai e përgëzoi qeverinë kosovare për progresin e shënuar në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në kuadër të dialogut në Bruksel.
Ministri austriak Kurz i inkurajoi autoritetet kosovare që të thellojnë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e sundimit të së drejtës, gjë që, sipas tij, do t’i sjellë Kosovës edhe më shumë investime në të gjitha fushat.
Zëvendëskryeministri Thaçi, ndërkaq e falënderoi Austrinë për mbështetjen dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik, për rolin e saj në kuadër të EULEX-it dhe KFOR-it, si dhe në tejkalimin e sfidës së përbashkët të valës së migrantëve.
“Është e mirëseardhur që ministri Kurz viziton rajonin, shpresoj në mënyrë tradicionale, në fillim të çdo viti, për të konfirmuar interesimin e Austrisë për Kosovën dhe rajonin”, është shprehur Thaçi gjatë takimit.
Thaçi tha se Austria është ndër investitorët kryesorë në Kosovë dhe ndër partnerët më të rëndësishëm në ekonomi e në arsim.
Ministri austriak u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Gjatë takimit, u bisedua për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe përkrahjen austriake në proceset integruese. Gjatë këtij takimi, ministri Kurz theksoi nevojën që opozita të distancohet nga dhuna dhe që zgjidhjet për të gjitha çështjet të bëhen me dialog.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












