Lajme
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
Pas ngjarjes tragjike të të shtënave në shkollën e Grazit, qeveria austriake ka njoftuar masa të reja për përforcimin e mbështetjes së shëndetit mendor në sistemin arsimor. Sipas raportimeve të mediave lokale, ministri i Arsimit Christoph Wiederkehr (NEOS) deklaroi se do të rriten ndjeshëm resurset për psikologët shkollorë dhe punëtorët e shëndetit mendor, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Planet parashikojnë rritjen e numrit të psikologëve në shkolla nga 190 në 390 deri në fund të vitit 2027, ndërsa financimi për punëtoritë e shëndetit mendor do të dyfishohet, duke arritur në 4 milionë euro në vit.
Nga viti 2026, në të gjithë Austrinë do të futen punëtorë të rinj për mbështetje psikosociale, do të ofrohet trajnimi i zgjeruar për të rinjtë dhe do të forcohet ndërhyrja e hershme për nxënësit që rrezikojnë të braktisin shkollën, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












