Lajme
Austri: Nëntë nga dhjetë të papunë jetojnë në varfëri
Të ardhurat mujore minimale që i nevojiten një personi në Austri janë 1,328 euro neto. Nëse e shohim se sa përfitojnë në muaj të papunët, shihet qartë se pothuajse të gjithë jetojnë në ose nën kufirin e varfërisë, transmeton albinfo.at
Sipas një sondazhi të Institutit SORA, i porositur nga Institutit “Momentum”, nëntë nga dhjetë të papunët e anketuar në Austri me të ardhura mujore më pak se 1,200 euro neto, janë nën kufirin e varfërisë (aktualisht 1,328 euro të ardhura neto i nevojiten një personi për të jetuar në Austri). Sipas sondazhit të realizuar me 1.214 të papunë, 97 për qind e tyre kanë deklaruar se pas humbjes së vendit të punës, ata përfitojnë më pak se 1.400 euro në muaj, shkruan orf.at, përcjell albinfo.at.
Më të goditurit janë personat të cilët kishin të ardhura të ulëta para se të mbeteshin të papunë: 63 për qind e të anketuarve fitonin më pak se 1,400 euro neto në muaj në punën e tyre të fundit.
“Shkalla e ulët e zëvendësimit të ardhurave të përfitimeve të papunësisë (55 për qind e të ardhurave neto të mëparshme) është një problem, veçanërisht për njerëzit me punë të paguar dobët”, ka thënë drejtoresha e Instititutit Momentum, Barbara Blaha.
Pabarazitë midis burrave dhe grave
Gjatë këtij hulumtimi kanë dalë në pah edhe pabarazitë midis burrave dhe grave.
Sipas sondazhit të SORA -s, 52 për qind e grave pa fëmijë marrin përfitime të papunësisë më së shumti 800 euro në muaj. Tek burrat pa fëmijë, kjo shifër është vetëm 30 për qind. Dallimi është edhe më i qartë për personat që janë prindër: Derisa 55 për qind e nënave marrin më së shumti 800 euro në muaj, tek prindërit baba këtë shifër e marrin rreth 14 për qind e personave të anketuar.
Tre nga katër të anketuar duhet të përdorin strategji të tjera për të siguruar jetesën e tyre. Më shumë se gjysma e të gjithë të papunëve (58 për qind) përdorin kursimet e tyre, nëse janë të disponueshme.
Të tjerët varen nga puna e rastësishme. Një e katërta e të gjithë të papunëve duhet të kërkojnë para nga miqtë ose anëtarët e familjes.
Blaha bëri thirrje që përfitimet e papunësisë të rriten në të paktën 70 për qind e zëvendësimit të pagës neto.
“Shkaqet e rrezikut të varfërisë mund të gjenden në disa raste edhe para papunësisë. Në disa industri pagat janë aq të ulëta saqë punonjësit tashmë konsiderohen të jenë në rrezik nga varfëria”, ka thënë ajo. Sipas sondazhit, punonjësit në sektorët e prodhimit dhe shërbimit janë veçanërisht të prekur.
Sa para është minimumi që i nevojitet një personi për të jetuar në Austri?
Sipas portalit kontrast.at, kjo është renditja e të ardhurave minimale për një familje:
| Një person që jeton i vetëm në shtëpi | 1.328 € |
| Një person i rritur + një fëmijë | 1.726 € |
| Dy persona të rritur | 1.992 € |
| Dy persona të rritur + dy fëmijë | 2.789 € |
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










