E-Diaspora
Austri: Ndalohet pirja e duhanit në bare e restorante
Nga nëntori më nuk do të konsumohet cigare nëpër baret e restaurantet austriake, raporton albinfo.ch.
Pas disa vjetëve debati e diskutimi, të martën më në fund u arrit të votohet nga Parlamenti ligji për ndalimin e cigares në këto vende, shkruan thelocal.at, përcjell albinfo.ch.
Ky vendim ka nxitur reagime të publikut si dhe të shoqatave mjekësore austriake, e cila organizon një peticion kundër këtij ligji, ku u nënshkrua nga pothuajse 900,000 vetë, ose rreth 14 për qind të votuesve.
“Ne do të mbrojmë shëndetin e qindra-mijëra austriakëve dhe do të zgjasim jetën e tyre”, tha pas votimit Pamela Rendi-Wagner, kreu i opozitës kryesore Social Demokratike (SPOe).
Austria ishte një nga vendet e fundit evropiane ku pirja e duhanit ishte ende e lejuar në bare dhe restorante, pavarësisht thirrjeve për ndalesa që datojnë më shumë se një dekadë.
Deri më tani, duhani ka qenë i ligjshëm në institucione të tilla, për sa kohë që është bërë në një zonë të veçantë – megjithëse ky rregull nuk është zbatuar gjithmonë në mënyrë strikte.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











