Lajme
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve

Reforma më e rëndësishme e pensioneve në Austri në dy dekadat e fundit ka ngjallur zhgënjim dhe kritika të forta për mungesën e masave të thella dhe të qëndrueshme për të përballuar sfidat e mëdha demografike të vendit, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve nga gazeta Die Presse, qeveria e koalicionit bruz-kuqe-rozë ka arritur konsensus vetëm për disa masa modeste kursimi, të cilat do të hyjnë në fuqi në mënyrë graduale, me efekt të ndjeshëm vetëm pas vitit 2035. Kritikët, përfshirë Këshillin Fiskal të Austrisë, vlerësojnë se kjo qasje është e pamjaftueshme për të përballuar presionin në rritje mbi sistemin e pensioneve, pasi brenda dekadës së ardhshme pritet që numri i pensionistëve të tejkalojë ndjeshëm atë të punonjësve aktivë.
Edhe pse reforma parashikohet të kursejë deri në 1 miliard euro në vit deri në vitin 2029, kjo shumë përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të nevojave buxhetore të sistemit, duke mbuluar kostot e pensioneve vetëm për rreth një muaj, transmeton albinfo.ch.
Reforma gjithashtu ka nxitur tensione politike brenda koalicionit, sidomos me Partinë Socialdemokrate (SPÖ), e cila zgjodhi të qëndrojë në heshtje gjatë prezantimit zyrtar të masave, duke shmangur deklaratat publike. Kjo heshtje interpretohet nga analistët si një sinjal për mosdakordësi të brendshme me përmasën dhe drejtimin e reformës.
Një pikë tjetër diskutimi është “mekanizmi i qëndrueshmërisë”, një instrument i propozuar për të detyruar qeveritë e ardhshme të respektojnë kufizimet buxhetore të vendosura tani. Por skeptikët vënë në pikëpyetje jetëgjatësinë e këtij mekanizmi, veçanërisht në rast të një rotacioni në pushtet, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga Zyra e prokurorit publik të Basel-Landschaft ka përfunduar hetimin penal kundër tre personave me shtetësi shqiptare,...
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
-
Video
Sopranoja shqiptare Ana Naqe mahnit në Bruksel me rolin kryesor në operën “Bovary”
Jeta në Austri
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç Claudia Plakolm, ministre e re për Evropën, Integrimin dhe Familjen nga radhët e ÖVP-së (Partia Popullore...
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën
-
Çfarë është një licencë e rregulluar biznesi në Austri dhe kujt i duhet?
-
Qeveria austriake planifikon reformën e pensioneve: 63 është mosha e re e pensionimit të parakohshëm
-
Papunësia në Austri rritet për 7.3%, me 392.600 punëkërkues