Bota
Austri: Anulohet vendimi për mbylljen e 6 xhamive
Gjykata në Austri ka anuluar vendimin e qeverisë të miratuar vitin e kaluar për mbylljen e 6 xhamive.
Gazeta austriake “Kurier” ka bërë të ditur se në vendimin e gjykatës thuhet se Departamenti i Shtetit për Çështje Fetare ka bërë një gabim procedural, duke mos i dhënë kohë të mjaftueshme Bashkësisë Fetare Arabe për të korrigjuar mangësitë dhe për këtë ky vendim është i paligjshëm.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Austrisë (IGGO), Umit Vural, tha se gjykata në këtë vend ka rol shumë të rëndësishëm në një kohë kur dominon populizmi. Sipas tij, në bazë të këtij vendimi dështoi plani i qeverisë për të mbyllur xhamitë dhe ata do të vazhdojnë të veprojnë brenda IGGO-së, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri austriak, Sebastian Kurz, qershorin e kaluar deklaroi se vendi i tij, në kuadër të “luftës kundër islamit politik” do të sjellë vendim për të mbyllur 7 xhami dhe dëbimin e disa imamëve për shkak të financimit të tyre nga jashtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










