Lajme
Austri, burri hidhet në mes të rrjedhës dhe i shpëton jetën çiftit që po mbytej
Austria është përfshirë nga vërshimet si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Teksa bilanci tragjik i njerëzve që humbin jetën përditë nga përmbytjet vetëm po thellohet. Një burrë nga Hallein, qyteti austriak në kufi me Gjermaninë, me aktin e tij heroik dhe duke vënë në rrezik edhe jetën e tij shpëtoi nga mbytja një çift nga Turqia.
Hallein, një qytet afër kufirit të vendit me Gjermaninë, është një nga vendet më të goditura nga përmbytjet e kësaj jave, përcjell albinfo.ch.
Mediat austriake shkruajnë se kur reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në qytet, një çift e gjeti veten përballë një zgjedhjeje të vështirë.
Të kalonin rrugën ku ndodhej restoranti i tyre për të arritur një vend të sigurt ose të qëndronin aty. Ata vendosën të kalonin nëpër ujërat e furishme, pa marrë parasysh se mund të rrezikonin jetën e tyre.
Në atë moment, një burrë u hodh në ujë dhe e tërhoqi çiftin në një vend të sigurt pas një beteje të rëndë.
Videoja e shpëtimit u nda nga zëvendësministri i Jashtëm turk, Yavuz Selim Kran, i cili gjithashtu lëshoi një falënderim në internet për “burrin hero”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










