Kosova
ATK, 67.1 milionë euro të hyra vetëm për janar 2020
Administrata Tatimore e Kosovës nis suksesshëm vitin 2020, ku vetëm për muajin janar janë inkasuar 67.1 milionë euro të hyra ose 14% apo 8.2 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përveç të hyrave tatimore, ATK ka inkasuar edhe 17.7 milionë euro kontributet pensionale.
ATK këtë vit ka vendosur prioritete të shumta, ku realizimi i të cilave do të ndikojë në përmirësimin e proceseve të punës, si dhe arritjen e projeksionit të të hyrave vjetore, por edhe në zvogëlimin e stokut të borxheve. Për këtë qëllim tani janë marr të gjitha veprimet tek konsolidimi i mbledhjes se detyrueshme.
Me qëllim të rritjes së rezultateve në mbledhjen e borxheve, është ri-organizuar Departamenti i Mbledhjes së Borxheve në një qendër të vetme në Prishtinë, në kuadër të së cilës do të funksionojnë katër divizione, ku secili divizion do të jetë përgjegjës vetëm për një fazë të caktuar të trajtimit të borxheve.
Qëllimi i këtij reformimi është iniciuar duke pas parasysh nivelin e lartë të borxheve të krijuara nga tatimpaguesit, ku përmes projektit të Konsolidimit të Mbledhjes së Borxheve, ATK do të sigurojë procedura dhe qasje të re, në përmirësimin e procesit të trajtimit të borxhit në fazë të hershme, si dhe për të zvogëluar stokun e madh të borxheve.
Reflektim të madh do të ketë edhe modernizimi i teknologjisë informative, ku në fund të muajit janar është finalizuar marrëveshja kontraktuale me konsorciumin, i cili do të mundësojë digjitalizimin dhe automatizimin e proceseve të punës në ATK.
Përmes sistemit të ri të teknologjisë informative, do të lehtësohet deklarimi dhe pagesa e tatimeve, si dhe do të mundësohen metoda elektronike shumëkanalëshe të komunikimit, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë Sot, Agoni është pjesë e EasyJet Switzerland, duke përfaqësuar një brez të ri profesionistësh shqiptarë që... -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring”
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











