Kosova
Athinë: promovohen produktet kosovare
Zyra Ekonomike e Kosovës në Greqi po merr pjesë në panairin e 20-të të bamirësisë “Cheristmas Baazar”, i organizuar nga shoqata e fëmijëve “Miqtë e fëmijës", me bashkëpjesëmarrje të Misioneve diplomatike të akredituara në Athinë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Zyra Ekonomike e Kosovës, e cila në Athinë më shumë njihet si Zyra Ndërlidhëse e Kosovës, po promovon produkte nga prodhuesit kosovarë, ndërsa fitimet nga ky aktivitet do të shkojnë për shoqatën “Miqtë e fëmijës””, thuhet në komunikatë, transmeton koha.net, përcjell albinfo.ch
Tutje thuhet se ky është një aktivitet publik në të cilin Zyra e Kosovës komunikon me publikun athinas dhe tregon prezencën e saj në mënyrë aktive, ndërsa bamirësia flet për relacionet miqësore dhe vullnetin e mirë të përafrojnë popujt dhe vendet.
Zyra e Kosovës do të vazhdojë angazhimin që edhe në të ardhmen të ketë aktivitete të kësaj natyre dhe aktivitete tjera të ngjashme edhe në Kosovë edhe Greqi, në mënyrë që të përafrohen bizneset dhe popujt.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













