Shkurt.ch
Aterrim emergjent i aeroplanit të Germanwings
Sipas “Germanwings” ky ka qenë vetëm një aterrim “manovrues” ndërkohë që në aeroport flasin për aterrim “emergjent” ose të detyruar
Një aeroplan (Airbus) i kompanisë Germanwings ka bërë një aterrim të detyruar në Aeroportin e Shtutgartit. Ishte duke fluturuar nga Aeroporti Köln-Bonn drejt Vendeikut kur fluturakja e madhe “Airbus 319” kishte filluar ta humbiste karburantin gjë që detyroi pilotin të aterronte në mënyrë të paplanifikuar në Shtutgart.
Siç bën të ditur një udhëheqës i aeroportit për mediet gjerman, askush nuk ka pësuar nga ky aterrim. 123 pasagjerët dhe 5 pjesëtarët e stafit e kanë lëshuar aeroplanin në rrugë normale.
Sipas “Germanwings” ky ka qenë vetëm një aterrim “manovrues” ndërkohë që në aeroport flasin për aterrim “emergjent” ose të detyruar. Dallimi në mes të këtyre dy situatave konsiston në atë që aterrimi “emergjent” nënkupton rrezikun për jetën e pasagjerëve, thonë ekspertët për mediet gjermane, transmeton albinfo.ch. Por përfaqësues të German Airwings thonë se bëhej fjalë thjesht për një “proc edurë standarde të sigurisë”.
Pasagjerët janë transportuar me një aeroplan tjetër drejt Venedikut.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












