Shkurt.ch

Astronomët nga Gjeneva zbulojnë një planet të ri

Një ekip astronomësh evropianë në Gjenevë ka zbuluar një planet të madhësisë së tokës, që ndodhet jashtë sistemit tonë diellor. Vendndodhja e tij është në sistemin fqinj të tokës, Alpha Centauri që është 4.4 vite drite larg.

Sistemi përbëhet nga tre yje. Alpha Centauri A dhe B përbëjnë një sistem të ngushtë dyyjesh që rrotullohet në një largësi të madhe nga Proxima Centauri.

Alpha Centauri B, për nga masa dhe rrezatimi që ka është i ngjashëm me diellin tonë- hulumtuesit e observatoriumit të Gjenevës e kanë prezantuar këtë zbulim të tyre në revistën profesionale britanike “Nature”.