Integrimi
Astrit Alihajdaraj, thirrje për audicion për filmin “Shatzi”
Astrit Alihajdaraj është një aktor i njohur shqiptar që jeton e krijon në Austri. Filmi “Shatzi” është një film artistik i metrazhit të shkurtë me skenar dhe regji të Astrit Alihajdaraj. për të cilën edhe është hapur thirrja për audicion. Vetë Astrit Alihajdaraj që ka luajtur në shumë projekte filmike ka thënë për KultPlus se kësaj here në filmin „Schatzi“, është në rolin e skenaristit dhe regjisorit të filmit. Dhe pikërisht për këtë projekt, ai ka theksuar se tashmë është në kërkim të aktorëve për këtë projekt.
Për filmin me produksion të Illyria Film janë duke u kërkuar aktorë të dy gjinive dhe moshave të ndryshme. Për këtë projekt kërkohen aktorë prej moshës 18- 20, dhe për këtë rol, preferohet edhe njohja e gjuhës gjermane. Aktore- mosha 40- 45 dhe aktorë – mosha 45-50.
„Të interesuarit të lajmërohen me një fotografi, një CV si dhe mundësisht një video prezantimi i shkurt. Të gjitha këto materiale i dërgoni në email adresen: [email protected] deri më datën 25 prill 2016”, thuhet në këtë njoftim.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriAstrit Alihajdara
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Austri
- Profesioni:Aktorë
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











