Lajme
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës pranohet në UIA
Kjo organizatë profesionale është themeluar më 28 qershor 1948 në Lausanne Zvicër dhe tani në familjen e saj janë 117 shtete
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar njoftimin zyrtar nga Unioni Ndërkombëtar i Arkitektëve (UNA) duke konfirmuar anëtarësimin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës në këtë organizatë prestigjioze profesionale.
Kjo organizatë e mirënjohur profesionale është themeluar më 28 qershor 1948 në Lausanne Zvicër dhe tani në familjen e saj janë 117 organizata anëtare që përfaqësojnë arkitektët nga 117 shtete.
“Ne si asociacion ju kemi njoftuar se një ndër pikat që do të diskutohen në ketë ngjarje madhështore ka qenë edhe pranimi dhe shqyrtimi i aplikacionit për anëtarësim i Asociacionit nga Këshilli i UIA-së”, thuhet në komunikatën e arkitektëve të Kosovës.
Sipas komunikatës në takimin e 25 Shtatorit, këshilli i UIA-së e ka shqyrtuar dhe pranuar aplikacionin e Asociacionit tonë dhe është përcjell në Asamblenë e UIA-së për ratifikim nga anëtarët e UIA-së ku janë të përfaqësuar 117 organizata nga 117 shtete.
Në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të UIA-së, gjatë punimeve të mbajtura nga 29 Shtatori deri më 1 Tetor është shqyrtuar kërkesa e Këshillit të UIA-së për mirataimin apo ratifikimin e anëtarësimit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës me të drejta të plota.
Në këtë ngjarje historike për Arkitektët e Kosovës, kanë marrë pjesë mbi 10,000 pjesëmarrës nga 110 shtete.
Anëtarësimi në UIA sipas AsAK-së do të shfrytëzohet për të krijuar lidhje të ngushta me organizatat simotra, lidhjeve kulturo-profesionale, ndrrimin e studentëve dhe profesionistëve, krijimin e mundësive të reja për arkitektët nga Kosova si dhe në përforcimin e bashkëpunimit në ngritjen e mëtejmë të profesionit.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









