Lajme
Asnjë kosovar nuk është prekur nga sulmi terrorist në Stamboll
Ministra kosovare e Punëve të Jashtme njofton qytetarët se deri tani asnjë shtetas kosovar nuk është prekur nga sulmi terrorist në Aeroportin “Ataturk” në Stamboll
Në bazë të informatave zyrtare, të pranuara nga Ambasada e Kosovës në Ankara dhe Konsullata në Stamboll, deri më tash asnjë shtetas i Kosovës nuk është prekur nga sulmi i mbrëmshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Ataturk” në Stamboll. Kështu njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmjet një kumtese për media.
“MPJ po vazhdon të përcjellë me shqetësim zhvillimet në Turqi pas sulmit tragjik që ua mori jetën dhjetëra qytetarëve dhe që plagosi shumë të tjerë. Në këto momente tragjike, Ministra e Punëve të Jashtme solidarizohet me shtetin turk dhe popullin e tij dhe do të përkrahë institucionet e atjeshme”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë për shtetasit e Kosovës që mund të ndodhen në Turqi, apo familjarët e tyre, Ministra e Punëve të Jashtme ka vënë në dispozicion numrin e telefonit +905309548870 në të cilin mund të thërrasin për të adresuar çfarëdo pyetje në rast nevoje.
“MPJ së bashku me shërbimin e saj diplomatik është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











