Lajme
Asnjë informatë nga AKI për Kumanovën
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni mohon të ketë pasur informacione për situatën në Maqedoni, nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, mohuan të kenë pas informacione nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës lidhur me situatën në Maqedoni. Ata thanë se nuk kanë qenë në dijeni për grupin e kosovarëve që luftoi në Kumanovë.
“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës nuk kanë pranuar asnjë raport të AKI-së lidhur me situatën në Kumanovë. Ne nuk kemi qenë të njoftuar me kohë për këto veprime në territorin e Maqedonisë”, tha ministri Hyseni gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Më tej, Hyseni ka sqaruar se që nga 21 prilli kur ka ndodhur incidenti i Gushicës, MPB-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet e lejuara me ligj në territorin e Republikës së Kosovës, që të sigurojë kufirin dhe të ndërmarrë veprime operative gjatë vijës kufitare në atë zonë, në mënyrë që të mos ketë veprime kriminale në territorin e Kosovës.
Ndërkaq, shtoi se ajo çfarë ka ndodhur në Kumanovë është përgjegjësi ekskluzive e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Ministri Hyseni tha se duhet të bëhet një hetim ndërkombëtar për konfliktin që ka ndodhur në Kumanovë, ndërsa ka theksuar se MPB-ja në vazhdimësi ka bërë përpjekje të pareshtura për informata të sakta nga autoritetet maqedonase dhe do të vazhdojë ta bëjë atë që është në juridiksionin e MPB-së.
Sa i përket shqetësimeve që u ngritën nga anëtarë të Komisionit edhe lidhur me bastisjet e shtëpive të pjesëtarëve kosovarë të arrestuar në Maqedoni, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha se bastisjet kanë ndodhur me urdhër të Prokurorisë.
“Sa i përket njoftimit të familjeve, ne nuk mund të konfirmojmë vdekjen e dikujt derisa nuk kemi një certifikatë mbi vdekjen e shtetasve të Kosovës” tha Maxhuni, ndërsa sqaroi se rezultohet të jenë 9 kosovarë të vrarë dhe 21 të arrestuar, thuhet në komunikatën e Kuvendit, raporton Albnfo.Ch.
Ndërkaq, duke u përgjigjur në pyetjet e anëtarëve edhe lidhur me takimet e përbashkëta mes Presidentes, Kryeministrit dhe ministrit të MPJ-së dhe ministrit Hyseni, ai sqaroi se ka pasur takime të rregullta për të analizuar situatën për veprimet e Policisë drejt parandalimit të eskalimit të situatës në territorin e Kosovës.
Në ndërkohë është thënë në mediet e Kosovës, se AKI kishte informacione për grupin e armatosur të kosovarëve që po përgatitnin luftë në Maqedoni. Mirëpo, deklarata e sotme e ministrit Hyseni edhe një herë e nxjerr blofin e AKI-së, përkitazi me gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










