Kosova
ASK tregon procedurat që duhet ndjekur pas shtyrjes së regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj
Pas shtyrjes së datës për regjistrimin e popullsisë deri më 24 maj, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka theksuar se meqenëse mund të ketë individë, ekonomi familjare ose edhe ata që kanë refuzuar (për momentin), cilado që ka qenë arsyeja që nuk janë regjistruar më parë, me shtyrjen e datës së Regjistrimit secilit iu është dhënë mundësia e regjistrimit.
“Regjistrimi mund të bëhet kur qytetarët kontaktojnë në 11 numrat e telefonit të dhënë më poshtë, ose mund të shkojnë në 7 zyrat rajonale të Agjencisë së Statistikave të Kosovës: Prishtinë (ASK), Mitrovicë (zyra e statistikës), Pejë (zyra e statistikës), Gjakovë (zyra e statistikës), Prizren (zyra e statistikës), Ferizaj (zyra e statistikës), dhe Gjilan (zyra e statistikës). Ndërsa, në katër komunat e Veriut, në objektet e komunave (ku do të jenë të hapura Zyret e Regjistrimit) nga ora 09:00-18:00”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Tutje, sipas njoftimit, gjatë periudhës 18-24 maj 2024, regjistrimi (intervistat) do të zhvillohen nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Ndërkohë, regjistrimi i Diasporës do të vazhdojë të bëhet përmes Platformës online eDiapsora (https://ediaspora.rks-gov.net/) deri më 31 gusht 2024.
“Ky është një rast që duhet shfrytëzuar nga të gjithë qytetarët që nuk janë regjistruar në kohë, sepse një mundësi e tillë shtesë nënkupton të jeni pjesë e Regjistrimit të Popullsisë (ReKOs2024) pasi është obligim ligjor”, thuhet tutje në njoftim.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










