Jeta në Zvicër

Asistentët dhe mjekët në Zvicër, të mbingarkuar

Shumë prej asistentëve dhe mjekëve në Zvicër kanë punuar shumë kohët e fundit. Çdo i dyti thotë se për shkak të lodhjes së paku një pacient mund të jetë i rrezikuar.

Kjo është treguar nga një sondazh i kryer nga Shoqata e Asistentëve dhe Mjekëve (VSAO) në vitin 2016. Shkeljet e orarit të punës nuk janë të lejueshme dhe janë serioze për mirëqenien e mjekëve dhe sigurinë e pacientëve, tha VSAO, përcjell albinfo.ch.

Gjysma e të anketuarve (52 për qind) kanë punuar më shumë se sa është lejuar ligjërisht, maksimalisht prej 50 orësh, që është llogaritur me orar të plotë. Për një pensium me orar të plotë mjekët kishin punuar mesatarisht në javë deri në 56 orë.

Mesatarisht 2.6 orë në javë nuk janë raportuar nga mjekët. Në vitin 2013 ishte vetëm 2.2 orë në javë.
54 për qind e të anketuarve nuk kanë punuar më shumë se shtatë ditë në javë vitin 2016. Tre vjet më parë, kjo shifër ishte vetëm 46 për qind.

Shumë mjekë të spitalit ndjehen të lodhur, të rraskapitur dhe disa kanë ardhur të paktën përkohësisht në kufijtë e elasticitetit të tyre.