Integrimi
Asdren Sopi, Dj. i famshëm në Zvicër
Dj. Dreni për çdo vikend është i angazhuar për të argëtuar publikun zviceran dhe të huaj në Zvicër, duke bërë muzikë hip-hop R&b.
Më këtë “zanat” ai merret që prej moshës 13-vjeçare. “Në fillim kam bërë muzikë vetëm për shoqërinë time. Pastaj filluan të më vijnë ofertat dhe tani jam çdo vikend i angazhuar në mbrëmje të ndryshme”, thotë Asdreni për gazetën “albinfo.ch”.
Si pjesë e labelit muzikor në Zvicër, Madness, Asdreni bën muzikë për yje të muzikës si: Fatman Scoop nga Nju-Jorku, Kay One, Bushido, Shindy e shumë këngëtarë të tjerë të njohur gjermanë, por nuk mungojnë as bashkëpunimet me shqiptarët.
“Unë jam i ftuar çdo vikend të këndoj në diskoteka zvicerane. Kam bërë muzikë për këngëtarë të njohur gjermanë, por edhe për shqiptarë. Para dy muajve ka qenë i ftuar Ardian Bujupi në një diskotekë zvicerane “Fabric club” në Zug, pastaj me Kay One, ndërsa unë isha Dj., kurse këtë të premte do të jem në diskotekën “Avalon Club” në Luzern, ku do të bëjmë muzikë bashkë me reperin Shindy nga Gjermania”, thotë ai.
Ndonëse vendet ku bën muzikë Dj. Dreni kryesisht janë me publik zviceran dhe të huaj, ai gjatë mbrëmjeve të tij nuk lë pa lëshuar edhe ndonjë këngë shqip. “Lëshoj këngët e shumë këngëtarëve shqiptarë, por ato që pëlqehen më së shumti janë këngët e Mc. Kresha, “Shqip Dance” nga Etno Engjujt dhe “Tavolina” nga Ledri, Ermali, Ledri dhe Lumi B.”, shprehet Dreni, duke shtuar se Dj. më të preferuar të tij janë Dj. Mustard dhe Dj. Antonio, anipse ky i fundit bën një tjetër zhanër muzikor.
Këngët shqip, pjesë e albumit të tij
Asdreni është i lindur në Baar, kanton Zug, ndërsa me prejardhje është nga Gjilani. Ai thotë se sa herë që vjen në Kosovë, mban edhe mbrëmje muzikore. “Deri më tash kam bërë muzikë në diskotekën “Stop” në Gjilan si dhe nëpër disa kafene, ndërsa gjatë verës që vjen kam disa oferta për të bërë muzikë nëpër klube të njohura të Kosovës”, shprehet ai për albinfo.ch
Në planet e Dj. Drenit është të realizojë edhe albumin e tij të parë, por është duke menduar që pjesë e albumit të këtë ndonjë këngë shqipe. “Jam duke menduar për këtë. Edhe prindërit e mi po kanë dëshirë. I kam disa plane, por është herët për të zbuluar më shumë rreth kësaj”, na tregon ai.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














