E-Diaspora
Asamblisti shqiptar i Cyrihut bën kërkesë zyrtare për ndihmë Shqipërisë
Përparim Avdili në mbledhjen e mbrëmshme të Asamblesë i ka paraqitur ekzekutivit të qytetit një postulat (kërkesë) për të ndarë një shumë parashë si ndihmë për viktimat e tërmetit në Shqipëri
Tërmeti shkatërrues që ka goditur Shqipërinë më 26 nëntor dhe që po vazhdon ta mbajë të tronditur atë edhe më tutje, ka prekur shqiptarët gjithandej në botë. Menjëherë pas fatkeqësisë, shumë prej tyre kanë gjetur mënyra dhe rrugë të ndryshme për të treguar solidaritetin me të prekurit e drejtpërdrejtë nga tërmeti.
Përparim Avdili, asamblisti i parë me rrënjë shqiptare në Asamblenë e qytetit të Cyrihut, ka bërë një zgjedhje më ndryshe për t`u solidarizuar me viktimat. Siç tregon për albinfo.ch, ai në mbledhjen e mbrëmshme të Asamblesë i ka paraqitur ekzekutivit të qytetit një postulat (kërkesë) për të ndarë një shumë parashë si ndihmë për viktimat e tërmetit në Shqipëri. 100 mijë franga do të ishte shuma për të cilën duhet të vendosë qeveria, pasi që ta kenë votuar postulatin shumica e nevojshme e asamblistëve.
Bartës kryesor i postulatit është Avdili, ndërsa si bartëse e dytë është Corina Ursprung, kolege partiake e tij. Po ashtu në tekstin e postulatit kanë dhënë mbështetjen përmes nënshkrimeve të tyre edhe 7 asamblistë, të gjthë nga FDP.
I pyetur nga albinfo.ch për gjasat që kërkesa e tij të përmbushet, Përparim Avdili thotë: “Nuk dua të spekuloj, por nisur nga numri i mbështetësve direktë (9 asamblistë) dhe nga gatishmëria tradicionale e partive të majta për të ndihmuar jashtë vendit, shpresoj për një përgjigje pozitive. Sidoqpftë, kërkesa e bërë nga unë del në votim pas dy javësh. Mbetet të pritet se si do të reagojnë partitë e tjera”, shprehet Avdili.
Në tekstin e kërkesës është përshkruar gjendja në Shqipëri pas tërmetit dhe është vënë theksi te lidhjet ndërnjerëzore dhe institucionale në mes të Zvicrës dhe shqiptarëve. Po ashtu është përmendur fakti se Zvicra dhe qytetarët zviceranë si dhe, sigurisht, shqiptarët e Zvicrës, janë mobilizuar që nga dita e parë për të ndihmuar Shqipërinë e goditur rëndë nga kjo fatkeqësi natyrore.
Në tekstin e postulatit, veç tjerash thuhet:
I bëjmë lutje Këshillit të Qytetit që të shqyrtojë mundësinë që qyteti i Cyrihut në kuadrin e Ndihmave humanitare mund të sigurojë një mbështetje financuare prej 100 mijë frangash për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Kjo shumë do të duhej të merrej në konsideratë për vitin buxhetor 2020.
Arsyetimi: Më 26 nëntor 2019 Shqipërinë dhe regjionet përreth i goditi një tërmet i shkallës 6.4. Përmasat e shkatërrimit janë të mëdha. Tërmeti dhe pasdridhjet gjatë ditëve në vijim u kanë marrë jetët dhjetëra vetave, ka pasur mbi 600 të lënduar, ndërsa qindra ndërtesa banimi dhe objekte të tjera janë të shkatërruara. Në qytetin port të Durrësit, me mbi 110.000 banorë, shumë banesa janë të pabanueshme, për ç`arsye me mijëra njerëz detyrohen të kalojnë natën në tenda ose në vetura. Dimri ka filluar edhe në Shqipëri”, shkruan më tutje Avdili në postulatin të cilin e ka në dorë albinfo.ch.
Pasi përkujton edhe gjendjen e përgjithshme jo të mirë sociale në Shqipëri, parlamentari i Cyrihut thotë se njerëzit atje janë të varur nga ndihmat e jashtme.
Më tutje ai vendos theksin tek lidhjet e shumta njerëzore që janë krijuar në mes të zviceranëve dhe shqiptarëve. Prandaj qyteti i Cyrihut me një shumë që parashihet për raste të tilla mund t`i bashkohet kontributit të përmendur. Kjo shumë do t`u jepej në menaxhim ndonjërës nga organizatat zvicerane, thuhet në tekstin e postulatit që Përparim Avdili, i ka drejtuar qeverisë së qytetit të Cyrihut.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













