Lajme
Artistja tregon pse ua mbylli sytë shtatoreve në sheshet e Prishtinës
Dikush sot ua mbylli sytë shtatoreve të personaliteteve të njohura në shesh të Prishtinës.
Ishte artistja Flutra Zymi, e sipas saj e gjithë kjo ishte një vepër artistike, për të cilën thotë se këtë e bëri, për të shfaqur një mendim ndryshe, përcjell albinfo.ch
Ky është postimi i plotë i saj:
Sot një vepër artistike e artit bashkëkohor u bë realitet.
E DREJTA E MENDIMIT
Të gjithë dijetarët dhe luftëtarët kishin një mendim ndryshe e ai mendim u bë ideali i tyre, e ne te gjithe ju bashkuam këtij ideali.
Për mendimin ndryshe këta dijetarë dhe heronjtë tanë u malltretuan u abuzuan në mënyren më mizore dhe brutale e po ashtu edhe u vranë. Përmendoret e tyre në sheshin e Prishtinës i ndërtuam ti nderojmë dhe sa herë ti shohim të kujtohemi për ato mendime dhe atë ideal që sakrifikuan, që une sot të kem të drejtën absolute të lirisë.
Nuk dua të shohin çka po ndodh, më vjen turp nga vetja.
Arti bashkëkohor është një art që sfidon pyetje me veten, me realitetin, reflektimin dhe vetëdisim.
Por kjo ide, nuk ishte e imja por e disa të rinjëve që i degjova rastësisht, nuk di kush janë ata ndoshta një ditë do të na tregojnë, për hirë te tyre dhe të gjithë të rinjëve në Kosovë e shëndrrova në realitet.
Falemnderoj te gjithe qe me ndihmuat edhe pse nuk e kishit idene cka po ndodh.
Komunen e Prishtines, MPB dhe ISHPK per leje.
Si dhe policet qe ishin aq te sjellshem deri sa u verifikua leja.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026













