Kosova
Arti, “një britmë e heshtur kundër harresës” së të zhdukurve me dhunë
"Çdo vepër bëhet një akt kujtese, një britmë e heshtur kundër harresës, një mënyrë për t`i sjellë në jetë ata që dhuna i zhduku"

Ndër aktivitetet që u zhvilluan për shënimin e Ditës së të Zhdukurve me Dhunë, më 30 dhe 31 gusht në Gjenevë nuk mund të mungonte edhe përjetësimi i këtij fenomeni të dhimbshëm përmes fuqisë së artit. Një ekspozitë me punime arti, si piktura, grafika, fotografi dhe vizatime që në fokus kishin pikërisht këtë temë, u hap të dielën në ambientet e shtëpisë së arteve “Grütli” të Gjenevës.
Autorët: Gani Jakupi (roman grafik), Hazir Reka (fotografi), Rusllan Pikhota (karikaturë, vizatim), Vanesa Lika (pikturë), Nysret Shabani (pikturë) dhe Ramë Dardania (instalacion, pikturë) kanë sjellë në vëmendjen e publikut, secili me mjetet e veta shprehëse, emocionet e dhimbjes për të zhdukurit, shkruan albinfo.ch. Kjo plagë e rëndë që vazhdon të mundojë shumë shoqëri dhe shtete, në mesin e të cilëve edhe Kosovën dhe shqiptarët, është kapur nga aspekte dhe ndjeshmëri të ndryshme, që kishin një gjë të përbashkët: ruajtjen e kujtesës historike për dhunën, përmes artit.
Në hapjen e ekspozitës është paraqitur me një fjalë rasti kryetari i komunës Vernier, Mathias Buschbeck, i cili ka përshëndetur iniciativën për shënimin e Ditës së të Zhdukurve përmes aktiviteteve të ndryshme, në mesin e të cilave edhe përmes ekspozitës me krijime arti.
Në emrin e institucioneve kosovare ka përshëndetur edhe zëvendës ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Zonja Shukrije Ramadani. Ajo, në fjalimin e saj emocional, veç tjerash ka thënë: “1,584 qytetarë ende të zhdukur, 26 vite pritje të kotë për drejtësi dhe të vërtetën. Çdo rast është një jetë e ndalur dhunshëm dhe një familje që ende sot jeton me boshllëkun e humbjes.
E-Diaspora
-
Leon Avdullahu në Kosovë, optimist për ndeshjen me Zvicrën Leon Avdullahu ka arritur sot në mëngjes në Kosovë, teksa pas pak ditësh, Avdullahu do të...
-
Plagoset rëndë kosovari 29 vjeçar në St. Gallen
-
11 mijë të regjistruar nga Zvicra për të votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë
-
Viktimat e luftës nga Kosova nderohen në “Kopshtin e të Zhdukurve” në Meyrin
-
46,015 votues jashtë Kosovës të regjistruar online për votim me postë në zgjedhjet lokale
Jeta në Austri
-
Nga 1 janari, transporti publik, gjobat e parkimi do të jenë më shtrenjtë në Vjenë Vendimi është marrë! Duke filluar nga viti i ardhshëm, bileta vjetore e transportit publik në Vjenë...
-
Shoqata e Mësuesve Shqiptarë në Austri, “Naim Frashëri”, uron për fillimin e vitit të ri shkollor
-
Linja e re e tramvajit të Vjenës fillon më 1 shtator
-
Kampingu në Austri: Netqëndrimet u rritën me 12.4% në gjysmën e parë të vitit 2025
-
Tregu i banesave në Austri tregon shenja stabilizimi