Lajme
Arsim Gjergji, kandidat për deputet në Parlamentin e Gracit
Në zgjedhjet e Kuvendit Komunal të Gracit, të cilat do të mbahen më 26 shtator, për herë të parë mund ta kemi edhe një deputet shqiptar. Një kandidat potencial është Arsim Gjergji
Graci është qyteti i dytë më i madh në Austri. Ka afro 300 mijë banorë. Më 26 shtator do të mbahen zgjedhjet parlamentare të këtij qyteti. Për herë të parë në Kuvendin Komunal të Gracit mund të ulet edhe një shqiptar. Një nga kandidatët e mundshëm është Arsim Gjergji. Djaloshi 37-vjeçar kandidon nga radhët e Partisë Social Demokrate të Austrisë – SPÖ. Gjergji mbanë numrin 5 në listë, ndërkohë është bartës i listës numër 1 në lagjen Innere Stadt (Qendra).
“Politika më ka interesuar që nga fëmijëria. Që nga shkolla fillore këtu në Austri jam anëtarësuar në SPÖ dhe që nga viti 2008 kam pasur funksione të ndryshme në këtë parti. Një herë kam qenë kandidat për zgjedhjet parlamentare në Austri, ndërsa tash jam kandidat për Kuvendin Komunal të Gracit”, thotë Gjergji për albinfo.at.
Arsimi është nga Stublla e Vitisë. Në Austri kishte migruar që nga paslufta. Në Grac ka përfunduar gjimnazin dhe studiuar për juridik. Për gjashtë vite kishte punuar në Uniqua Verischerung, ndërkohë që nga 2016 është pronar i restorant “Eleven” në qendër të Gracit. Ai jeton në Grac me bashkëshorten dhe tre fëmijët. Thotë se e njeh këtë qytet në çdo cep të saj.
“Këtu jetoi që shumë vite. Graci më ka dhënë shumë gjëra të bukura. Njoh shumë njerëz këtu, i di të gjitha hallet dhe problemet që ka ky qytet i bukur. Për këtë dëshiroi të kontribuoj që ky qytet të vazhdojë të mbetet një qytet ku njerëzit të kenë një standard më të mirë jetësor”, shprehet ai për albinfo.at.
Sipas tij, partia SPÖ është një parti që ka kontribuar shumë në standardin jetësor të qytetarëve në Austri dhe ka bërë vend një nga më të mirët në botë për jetesë.
“Partia SPÖ është parti e mesit të majtë. Kjo parti ka bërë shumë për gjithë qytetarët që jetojnë në Austri, pa dallime dhe ka kontribuar në mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht merita kryesore ka në sigurimin shëndetësor, pensional, aksidental, në sigurimin e papunësisë. Të huajve u ka dhënë mundësi të shumta dhe të barabarta me qytetarë të tjerë. Është parti që solidaritetin dhe barazinë e ka si prioritet kryesor”.
Kërkon përkrahjen e shqiptarëve
Arsim Gjergji është mjaft i njohur edhe nga komuniteti shqiptar në Graz dhe më gjerë. Ai është sekretar i Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Steiermark, ku së bashku me anëtarë të tjerë kanë organizuar tubime të shumta kulturore- artistike shqiptare si dhe kanë realizuar shumë projekte humanitare. Ai thotë se komuniteti shqiptar në Graz dhe në përgjithësi në Steiermark është shumë i bashkuar, aktiv dhe i suksesshëm qoftë në shumë biznese, në sport, universitete, mjekësi dhe më gjerë.
Duke qenë ndër emrat e parë në listë të kësaj partie, ai është i bindur se do të jetë pjesë e kuvendit, megjithatë kërkon edhe përkrahjen e bashkatdhetarëve tanë, ndonëse është i bindur se kjo nuk do t’i mungojë.
“Njoh shumë shqiptarë dhe më njohin. Janë shumë të dashur, shumë familjarë, të bashkuar dhe mirë të organizuar. Jam i bindur se të gjithë ata që kanë të drejtë vote do të më përkrahin dhe do të votojnë për mua. Mundësia është shumë e madhe që të kemi shqiptarin e parë në Kuvendin e dytë më të madh në Austri, siç është Kuvendi Komunal i Gracit. Prandaj motoja ime drejtuar bashkatdhetarëve tanë është: “Voto shqip”!
Si deputet i mundshëm në Kuvendin e Gracit, Arsimi premton që do të angazhohet për një jetë edhe më të mirë për banorët e këtij qyteti: Graci ka nevojë për një investim në komunikacion publik. Deri në vitin 2025 ne do të kërkojmë një tramvaje që do të lidhin secilën lagje të qytetit. Do të kërkojmë kopshte falas për fëmijë. Viteve të fundit qiratë e banimit kanë pësuar rritje drastike dhe jeta është bërë më e shtrenjtë. Kështu që do të kërkojmë më ngulm që të bëjmë të mundshme një jetë më të dinjtetshme për qytetarët e Gracit”, thotë në fund kandidati për deputet, Arsim Gjergji.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











