Shqipëria
Arrin në 79 numri i viktimave në Athinë, zhduken dy shqiptare
Numri i të vdekurve nga zjarri në Athinë ka arritur në 79, derisa janë shpallur në kërkim dy shtetase shqiptare
Deri më tani nga tragjedia e zjarri në Athinë janë konfirmuar 79 viktima. Ndërkohë, Top Channel mëson se ditën e sotme janë shpallur të zhdukura dy shtetase shqiptare, punonjëse të një taverne.
Në mesin e viktimave janë edhe dy shtetase polake dhe tre danezë, të cilët janë gjetur të mbytur në përpjekje për të shpëtuar nga flakët. E duke qenë se trupat tyre nuk kanë qenë të dëmtuara identifikimi nga të afërmit është bërë shpejt, përcjell albinfo.ch.
Mbrëmjen e së martës u konfirmua viktima e parë shqiptare e tragjedisë nga zjarret në Greqi. Ndërkohë, ambasada shqiptare në Athinë njofton për tre të lënduar, mes tyre dy fëmijë shqiptarë që ndodhen në spital në gjendje të mirë shëndetësore.
Autoritetet konfirmojnë mbi 79 viktima, ndërsa sot do të nisë edhe identifikimi i tyre. Athina është në emergjencë, ndërsa nga zonat e goditura mbërrijnë histori të rënda.
187 persona janë lënduar dhe bilanci pritet të rëndohet. Gjatë së martës pati raportime se mes viktimave kishte edhe disa emigrantë shqiptarë, ndërsa në mbrëmje vonë u konfirmua viktima e parë.
Ajo është Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës dhe ishte e martuar me një shtetas grek. Ajo vdiq në banesën e saj në vendin e quajtur Mati, ndërsa bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














