Koronavirusi: çast pas çasti
Arrin në 7503 numri i të vdekurve në Itali, 683 në 24 orët e fundit
Rritja është përsëri paksa më e butë në krahasim me ditën e djeshme. Të kujtojmë: të martën qenë raportuar 743 vdekje të reja
Në Itali, nga fillimi i shpërthimit të pandemisë deri më sot 7.503 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi. Ndërkaq, brenda 24 orëve të fundit 683 pacientë të tjerë me sëmundjen e mushkërive Covid-19 kanë vdekur, raportojnë autoritetet e mbrojtjes civile të Italisë, shkruajnë mediat italiane dhe botërore sot.
Rritja është përsëri paksa më e butë në krahasim me ditën e djeshme, transmeton albinfo.ch. Të kujtojmë: të martën qenë raportuar 743 vdekje të reja. Kjo ndodhi pas dy ditëve të një uljeje të numrit të vdekjeve: 602 vdekje ishin raportuar të hënën dhe 650 të dielën.
Ndërkaq, numri më i madh i vdekjeve që nga koha kur u shfaq shpërthimi i virusit në Itali, u raportua të shtunën: 793 viktima në një ditë të vetme, përcjell albinfo.ch. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 74,386 të mërkurën, krahasuar me 69.176 raste të konfirmuara një ditë më parë.
Italia vazhdon të jetë vendi më i prekur nga epidemia në mbarë botën.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












