CH-Ballkani
Arrestohet serbi që tentoi ilegalisht të sjellë shqiptarë në Gjermani
Policia gjermane në Rosenheim e ka arrestuar të enjten një serb, i cili me veturën e tij është munduar të fusë paligjshëm në Gjermani disa persona nga Kosova dhe Shqipëria, kanë bërë të ditur autoritetet gjermane.
Sipas një komunikate për shtyp të policisë në Gjermani, vetura e serbit ishte ndalur prej policisë në pikën kufitare në afërsi të Kiefersfelden dhe gjatë kontrollimit të dokumenteve të tij, policia e kishte konstatuar se ai ishte i kërkuar prej autoriteteve shkaku i një dënimi të mëparshëm me gjobë, për trafikim.
“Gjatë kontrollimit të automjetit të tij, policët e kanë parë se bashkudhëtarët e tij, nga Shqipëria dhe Kosova, nuk plotësonin kushtet për të hyrë në Gjermani. Për shkak të dyshimeve për trafikim, të gjithë pasagjerët dhe shoferi janë dërguar një stacionin policor në Rosenheim”, është bërë e ditur nga policia, transmeton “Koha Ditore”, përcjell albinfo.ch.
Serbi, që edhe më parë kishte qenë i dënuar për trafikim, përballet me një aktakuzë të re për trafikimin e të huajve. Pasi që ai nuk ka mundur ta paguajë dënimin me gjobë, policia ia ka shqiptuar dënimin me rreth katër muaj burgim.
Bashkudhëtarëve të tij u është mohuar hyrja në Gjermani. Pas shqiptimit të masave policore, ata është dashur të largohen nga Gjermania.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025











