Lajme

Glarus: Një shqiptar dhe një rumune arrestohen për trafikim droge

Të dyshuarit janë aktualisht në paraburgim. Shtetasi 44-vjeçar shqiptar dhe shtetasja 52-vjeçare rumune përballen me disa vite burg

Të mërkurën, më 18 shkurt 2026, një burrë 44-vjeçar u ndalua nga Policia e Kantonit të Glarusit me rstin e  një kontrolli rutinë identiteti. U zbulua se ndaj tij ishte në fuqi një ndalim hyrjeje në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Një kontroll i mëvonshëm trupor zbuloi tek ai afërsisht 60 gramë heroinë.

Kontrollimi i mëvonshëm i banesës së tij  zbuloi narkotikë të tjerë dhe një sasi të madhe parash, shkrun polizei-glarus.ch. Me ndihmën e një qeni nuhatës, u sekuestruan afërsisht gjysmë kilogrami heroinë dhe disa mijëra franga zvicerane në para të gatshme.

Për shkak të dyshimeve të forta për përfshirjen e saj në krim, u arrestua edhe një grua 52-vjeçare, shtetase rumune.

Të dyshuarit janë aktualisht në paraburgim. Shtetasi 44-vjeçar shqiptar dhe shtetasja 52-vjeçare rumune përballen me disa vite burg.

Hetime të mëtejshme nga Policia Kriminale e Glarus janë duke vazhduar, përcjell albinfo.ch. Rasti po trajtohet nga Prokuroria Publike dhe Zyra e Prokurorit për të Mitur të Kantonit të Glarus.

(Foto: KAPO Glarus)