Lajme
Arrestohet një serb me 13 kilogram eksploziv
Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni ka thënë se serbi i arrestuar ka pasur qëllime të qarta të kryerjes së një sulmi terrorist. Ai u arrestua në “lagjen e ambasadave”
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë, një shtetas të Serbisë, i cili po transportonte rreth 13 kilogram eksploziv në veturën Reno Clio me targa të Beogradit. Ai u arrestua në rrugën “Ahmet Krasniqi” në lagjen “Dragodan” të Prishtinës, ku janë të koncentruara shumica e ambasadat të huaja.
I dyshuari ishte përcjell nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, ndërsa kishte hyrë në Prishtinë nga ana e Veriut të Mitrovicës, regjion ky i banuar me serbë.
Ministri i Punëve të Brendshëme, Skënder Hyseni në një konferencë për media ka thënë se policia përmes udhëve operacionale ka ardhur në informacionin se një person ka në bagazh ka eksploziv.
“Ajo rreth orës 21:00 ka ndaluar dhe arrestuar vozitësin e kësaj veture. Vetura është drejtuar nga një qytetar serb i lindur e rritur në serbi (1968) dhe mban inicialet S.G”, deklaroi Hyseni. Policët, siç thuhet, kanë gjetur afro 13 kilogram të materies për përpunim për eksploziv.
Hyseni ka thënë se shoferi i arrestuar serb ka pasur qëllime të qarta të kryerjes së një sulmi terrorist.
“Nuk mund të nxjerrim detaje, por biografia e tij do të zbulohet deri në fund. Është interes i yni të hetohet ky rast deri në fund me gjithë kompleksitetin që ka”, ka thënë ministri Hyseni, i cili tha se do të bëhen përpjekje që të bashkëpunohet edhe me shtetesh serb për këtë rast.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës po heton rastin. Menjëherë ai u dërgua në mbajtje për 48 orë, ndërsa pritet t’i shqiptohet masa tjetër e paraburgimit për shkak të dyshimit se ky person ka kryer veprën penale: “Përgatitja e veprës terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












