Lajme
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge
Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni të përbashkët mes Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Prokurorisë Suedeze.
Sipas autoriteteve suedeze, i dyshuari ndodhet tashmë në paraburgim dhe akuzohet për vepra penale që lidhen me trafikun e drogës dhe shpëlarjen e parave, raporton Albinfo.ch.
Prokuroria Suedeze ka njoftuar se gjatë operacionit janë sekuestruar sende me vlerë dhe prova dixhitale në Suedi, të cilat do të shërbejnë për vazhdimin e hetimeve dhe për analiza të detajuara të flukseve financiare.
Në njoftim e Sistemit Prokurorial të Kosovës theksohet se operacioni i koordinuar në Kosovë është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila ka luajtur rol kyç në mundësimin e sekuestrimeve të kryera në vend.
“Bashkëpunimi me Prokurorinë Speciale është karakterizuar nga profesionalizëm i lartë dhe bashkëpunim i plotë, i cili ka qenë një parakusht për të qenë në gjendje të sigurojmë prona, para të gatshme dhe një automjet në këtë rast”, thotë Prokurori në Autoritetin Suedez të Krimit Ekonomik, Daniel Larson.
Ky rast konsiderohet një shembull i suksesshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar mes Prokurorisë Suedeze dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











