Kosova
Arrestohet ngasësi, i caktohet paraburgimi
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit që ndodhi pasditen e së hënës në “Rrugën B” në Prishtinë, ku ndërroi jetë një këmbësore e moshës 30-vjeçare.
Siç bën të ditur policia, lidhur me rastin është arrestuar ngasësi i automjetit BMW me inicialet L. M, 20-vjeçar, të cilit dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, përcjell albinfo.ch.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe këmbësorja tjetër F.R, femër 23-vjeçare, e cila po trajtohet në QKUK.
Ndërkaq, trupi i viktimës L. A. është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Aksidenti kishte ndodhur të hënën pasdite, ku dy gra ishin duke kaluar në vijën e bardhë, sipas mediave vendore, derisa më pas njëra nga të aksidentuarat ndërroi jetë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












