Lajme
Arrestohet lideri opozitar, dërgohet në Gjykatë
Visar Ymeri, kryetar i Vetëvendosjes, është shoqëruar nga policia pasi ka pasur urdhër arrest për të në rastin e rrahjes së deputetëve në vitin 2012
Me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mëngjes, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerin. Policia ka shkuar ne banesën ku jeton dhe ka arrestuar kryetarin e partisë më të madhe opozitare, lidhur me një përleshje mes deputetësh që ka ndodhur në vitin 2012.
Ymeri së bashku me ish-deputetin Florin Krasniqi, deputetin Rexhep Selimi, të dy të Vetëvendosjes, si dhe shoferin Besart Bujupi, akuzohen për veprën penale lëndim i lehtë trupor, të cilin ia kanë shkaktuar deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i njohur si “Kamishi”.
Edhe pse gjykimi ka nisur në korrik të vitit 2012, Ymeri nuk ka marrë pjesë asnjëherë në seancë, e as në të fundit që u zhvillua të hënën.
Nëse seancat nuk mbahet deri në muajin qershor kjo lëndë rrezikon të zhbëhet, pasi që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nëse lënda kalon dyfishin e kohës së afatit të parashkrimit të përcaktuar, nuk është më valide. Që të mos ndodhë kjo, gjyqtari i këtij rasti, Vesel Ismajli, ka thënë se ndaj kryetarit të Vetëvendosjes ka lëshuar fletësjellje me dhunë në Gjykatë.
Përleshje në Kuvendin e Kosovës fillimisht kishte nisur ndërmjet dy deputetëve, Rexhep Selimit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Latif Gashit nga PDK të cilët shkëmbyen grushte njëri ndaj-tjetrit. Të dy këta deputetë kanë qenë në struktura të larta të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëri në Drenicë e tjetri në Llap.
Por, në debatin që i parapriu përleshjes u përfshi edhe deputeti Bekim Haxhiu, i cili bashkë me Latif Gashin, pas luftës kanë qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës, që e ka drejtuar tashmë kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli. Deputeti Haxhiu u ndesh me opozitarët në derë të Kuvendit dhe aty filloi rrahja.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











