Kosova
Arrestohet kosovari i dytë për grabitjen në aeroportin e Rinasit
Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve për grabitjen e Rinasit. I dyshuari i radhës është Ragip Hajdini, nga Kosova, i cili është prangosur në Kavajë për dyshimet se është njëri nga bashkëpunëtorët e kësaj ngjarjeje të bujshme. Ai u përshkrua nga Alkond Bengasi si “Daja” nga Kosova, i cili takohej shpesh me Klement Çalën dhe Admir Muratajn.
Top Channel disponon vendimin e zbardhur, në të cilin gjykata shpjegon grabitjen e armatosur të datës 9 prill në Aeroportin e Rinasit. Gjykata thotë se 5 persona të veshur me kamuflazh hynë në aeroport, ndërkohë që bankat nuk e kanë zbardhur ende se sa është vlera monetare e grabitur, pasi nuk kanë raportuar ende pranë Prokurorisë.
Për grabitësin e vrarë, Admir Murataj, në vendim thuhet se i është gjetur një granatë dore e montuar me ndezës, granata tymuese, automatik me fishekë në fole dhe një aparat që shërbente për bllokimin e valëve, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Por, i pari që është identifikuar si i dyshuar është Alkond Bengasi, i cili është tradhtuar nga një gjurmë gishti e zbuluar në mjetin “Chevrolet”, ashtu siç Top Channel ka raportuar më herët. Bengasi tregon se ishte pyetur nga policia për vrasjen e avokatit Ravik Gurra, e më pas Klementi i kishte shkuar në shtëpi. Duke e paralajmëruar të bënte kujdes, se mos policia i vendoste përgjues, Klementi i ka thënë: Do të dëgjosh një tronditje të madhe këto ditë!
“Vetëm pas grabitjes – shprehet Bengasi, – unë kuptova se në këtë ngjarje kishin marrë pjesë Admir Murataj dhe Klement Çala”. I dyshuari shpjegon se menjëherë pas ngjarjes kishte fikur telefonin, pasi kishte frikë.
Prokuroria shpjegon se, gjatë hetimit për njohje personash me fotografi, ai ka identifikuar përmes fotove të dyshuarit e tjerë që ishin gjendur në drekën te “Shkëmbi i Kavajës”. Dy prej tyre, të arrestuar më pas, në përgjimin ambiental në polici diskutojnë me njëri-tjetrin:
Saimir Çela: Çfarë tersi, e dija.
Renaldo Sula: E kanë marrë vesh ata? Qysh t’ia bëjmë?
Saimir Çela: Mos thuaj gjë.
Bengasi tregon se, të kërkuarin Klement Çala e ka kushëri dhe se, pas arratisjes nga Greqia, edhe pse i shumëkërkuar, ai së bashku me Admir Muratajn kishin hapur një restorant te “Liqeni i Thatë”, një zonë në të cilën ishte shpërngulur edhe vetë i dyshuari, pak muaj para se të ndodhte sulmi në aeroport.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











