Shkurt.ch
Arrestohet Jeton G., i dyshuar për vrasjen e malazezit
Shqiptari nga Kosova Jeton G. kishte qenë i dyshuari kryesor për vrasjen që ka ndodhur të dielën e kaluar në Afoltern të Cyrihut. Natën në mes të të premtes dhe të shtunës policia ka arrestuar atë në një lokalitet në qarkun e Dielsdorf-it, Cyrih.
Siç është raportuar gjerësisht nga mediet, viktima e të dielës së kaluar ka qenë një person me etni malazeze (Boris), i cili punonte si truproje në një diskotekë dhe ishte i njohur për probleme me policinë.
Për arrestimin e shqiptarit, kishin ndihmuar shpalljet e publikuara në medie, në bazë të cilave policisë i kishin shkuar shumë informacione mbi vendndodhjen e të dyshuarit për vrasje.
Para tij, të enjten ishte kapur edhe i dyshuari tjetër, një shtetas rus.
Sipas informatave të përhapura në medie, J.G. kishte kërcënuar me vrasje malazezin përmes facebook-ut pe¨r shkak të një konflikti që e kishin prej kohësh, si pjesëtarë të dy bandave të ndryshme, në skenën e jetës së natës në Cyrih.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









