Lajme
Arrestohet Ikballe Berisha-Huduti, pas deklaratës për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani
Policia e Kosovës ka arrestuar sot gjatë ditës Ikballe Berisha – Huduti, e cila doli me një deklaratë publike kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Telegrafin se arrestimin e Berisha-Hudutit e ka bërë Drejtoria Kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës.
Ikballe Berisha – Huduti përmes shkrimeve në rrjete sociale kishte kritikuar liderët që përkrahën sulmin e SHBA-së.
“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, konfirmoi Hoxha për Telegrafin.
Ikballe Berisha – Huduti kishte shkruar në facebook se gjenerali i vrarë iranian nuk do të vdesë kurrë, madje disa nga postimet e bëra ajo kishte vendosur t’i largoj pas reagimeve të shumta në medie.
Ajo kishte shpërndarë edhe një artikull të BBC-së, ku shkruhej se hakmarrja për vrasjen e gjeneralit iranian pritet të ndodhë, përcjell albinfo.ch
“Hakmarrja pritet. Një zinxhir veprimesh dhe hakmarrjeje mund të sjellë afrimin e të dy vendeve në një konfrontim të drejtpërdrejtë. E ardhmja e Uashingtonit në Irak mund të vihet në dyshim. Dhe strategjia e Presidentit Trump për rajonin – nëse ka një – do të testohet si kurrë më parë. Philip Gordon, i cili ishte koordinator i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik në administratën e Obamës, e përshkroi vrasjen si pak më shumë se një ‘deklaratë lufte’ nga amerikanët kundër Iranit”, shkruante Berisha-Huduti, duke cituar BBC-në.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente












