Kosova

Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj gazetarëve në Prizren

Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se është arrestuar personi që ka sulmuar ekipin e gazetës Nacionale, gjatë protestës së sotme, të mbajtur në Prizren kundër festivalit të filmit DokuFest, përcjell albinfo.ch.

Prangosjen e tij e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, toger në rajonin e Policisë së Prizrenit.

I dyshuari është duke u intervistuar në stacionin e policisë në Prizren dhe akoma nuk është vendosur nëse do të lirohet apo të dërgohet në ndalim, shkruan KlanKosova.