Shqipëria
Arrestohen tre shqiptarë, u kapën në jaht me mbi 3 tonë marihuana
3 tonë e 992 kilogramë marihuanë janë sekuestruar në një jaht në operacionin e përbashkët ndërkombëtar në mes policisë së Shqipërisë dhe asaj italiane Guardia di Finanza.
Në këtë operacion janë arrestuar tre shqiptarë, ndërsa policia njofton se pas një ndjekje mjeti lundrues që kishte një flamur amerikan u kap në ujërat territoriale italiane, në zonën e Viestes.
Policia shqiptare thekson se mjeti nuk ka ardhur nga Shqipëria, derisa nuk ka dhënë detaje të tjera. “Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku”, theksohet në njoftimin e Policisë shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












