Maqedonia
Arrestohen tre shqiptarë në Maqedoninë Veriore, drogë me vlerë 200 mijë euro
Sipas mediave maqedonase, MPB-ja përmes një komunikate njofton se më 18.05.2021 nga ana e zyrtarëve policorë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike, Sektori për tregti të jashtëligjshme me drogë, armë dhe materie të rrezikshme, në një aksion të përbashkët me Departamentin për Shkatërimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz.
Njësinë për shpërndarje të shpejtë dhe SPB-Resnjë kanë privuar nga liria K.K. (25), M.F. (28) dhe F.B. (42), të gjithë nga Republika e Shqipërisë.
Mësohet se me këtë akasion është ndërprerë një kanal ndërkombëtar i drogës narkotike nga Shqipëria, përmes Maqedonisë së Veriut. e destinuar për Republikën e Greqisë, si destinacion i fundit.
Gjatë kësaj, në kuadër të masave dhe aktiviteteve të përforcuara në luftën kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë, gjatë ditës së djeshme janë konfiskuar 65 kilogramë marihuanë me vlerë rreth 200.000 euro.
KlanM thekson se në komunikatën e MPB-së, dje në orët e mëngjesit, në rrugën rajonale nga Tërpejca në Stenje, përmes Parkut Kombëtar Galiçica, ishin ndaluar dy automjete “Mercedes” me targa të Shqipërisë, që kishin marrë pjesë në transportin e dogës. Gjatë kontrollit të automjeteve, ku njëra drejtohej nga K.K., kurse bashkudhëtar ishte M.F., kurse automjeti i dytë nga F.B., janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta të mëdha me marihuanë të paketuara në 44 paketime.
MPB-ja njofton se shtetasit shqiptarë janë ndaluar, kurse me urdhër të Prokurorit Publik nga PTHP-Resnjë, droga është dhënë për ekspertizë, ku është konstatuar se bëhet fjalë për 65 kilogramë marihuanë, kurse kundër tre personave do të ngritet kallëzim penal në PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas Nenit 215 të Kodit Penal.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













