Lajme
Arrestohen të dyshuarit për plaçkitjen spektakulare të transportit të parave
Pesë të arrestuarit dyshohet se kanë grabitur një transportues parash në Daillens VD në dhjetor të vitit 2019
Policia arreston autorët e dyshuar pas një sulmi spektakular mbi makinën e transportit të parave
Në dhjetor të vitit 2019 qe grabitur dhe hedhur në erë një transportues parash në kantonin Vaud. Ngjarja ishte përshkruar si “në filmat hollivudianë”. Hollywood.
Autorët e dyshuar tani janë arrestuar.
Të martën në mëngjes, policia franceze ka arrestuar pesë grabitës të dyshuar pas disa muajsh punë hetimore. Këta dyshohet se kanë grabitur një transportues parash në Daillens VD në dhjetor të vitit 2019, shkrusn srf.ch.
Operacioni që është kurorëzuar me arrestim, është kryer bashkërisht nga policia zvicerane dhe ajo franceze, ka bërë sot të diztur Policia e kantonit të Vaudit, përmes një komunikate.
Të dyshuarit janë shtetas francezë të moshave nga 31 deri në 42 vjeç. Ata janë identifikuar duke përdorur gjurmët e gishtave dhe ekzaminimet teknike.
Sulmi në Daillens ishte një nga rastet e ngjashme që, si të tilla, ishin dukuri e re në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Autorët kishin ndaluar furgonët me para ndërsa po lëviznin në rrugë me disa automjete. Ata i kishin detyruar shoferët, nën kërcënimin e armëve, të dilnin dhe kishin hapur dyert e blinduara. Pas grabitjes, ata u kanë vënë flakën automjeteve dhe kanë ikur me makina të reja, të fuqishme.
Preja e grabitur përbëhej nga para, orë, shufra ari dhe gurë të çmuar.
Nën drejtimin e Prokurorisë Publike Strada të Kantonit të Vaudit dhe gjyqësorit të specializuar ndërrajonal të Lionit, hetimet po kryhen bashkërisht nga Policia e Sigurisë e Vaudit, Zyra Qendrore për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Policia Kriminale e Lionit me mbështetje nga policia kantonale e Gjenevës dhe ajo e Fribourgut.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











