Maqedonia
Arrestohen katër persona për incidentin në Reçicë të Vogël
Policia e Maqedonisë ka njoftuar se ka arrestuar katër persona lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Reçicë të Vogël ku si pasojë mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën.
Ende nuk ka detaje për shkaqet e incidentit, Ministria e Punëve të Brendshme pritet sot të dalë në një konferencë për shtyp dhe të shpalos më shumë informacione, shkruan “Alsat”.
Rreth incidentit në fjalë ka reaguar BDI-ja duke përgënjeshtruar dhe hedhur poshtë çdo lidhshmëri me incidentin në fjalë, përcjell albinfo.ch.
“Bashkimi Demokratik për Integrim edhe sot, sikurse edhe çdo ditë tjetër, ka vazhduar me aktivitetet e saja të zakonshme. Përgënjeshtrojmë çdo informacion lidhur me atë se sot në Bashkimin Demokratik për Integrim ka pasur përleshje apo incident. Ne si subjekt politik nuk kemi dhe nuk mund të kemi përgjegjësi për incidentet eventuale që nuk kanë të bëjnë me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për Bashkimin Demokratik për Integrim”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










