Shkurt.ch
Arrestohen gjashtë zyrtarë të lartë të FIFA në Cyrih
Polcia ka arrestuar gjashtë zyrtarë të lartë të futbollit të mërkurën në mëngjes në Cyrih. Ata janë të dyshuar se kanë marrë ryshfet me miliona.
Policia kantonale në Hotel „Baur au Lac“ në Cyrih herët të mërkurën në mëngjes me urdhër të Zyrës Federale të Drejtësisë ka arrestuar gjashtë zyrtarë të lartë të Asociacionit të Federatave Botërore të Futbollit (FIFA) .
Të arrestuarit janë paraburgosue dhe pritet ekstradimi i tyre. Ata janë të dyshuar për korrupsion.
Folco Galli, zëdhënës i Zyrës Federale të Drejtësisë, ka konfirmuar për “New York Times” se të arrestuarit kishin udhëtuar si një pjesëmarrës në zgjedhjen e Presidentit të FIFA-s, që do organizohet të premten në Hallenstadion në Cyrih.
Zyrtarët e lartë të futbollit botëror FIFA dhe zyrtarë të tjerë të organizatave të anëtarësuara në FIFA kanë qenë të përfshirë në marrjen e ryshfetit në vlerë mbi 100 milionë euro. Ndjekja penale ishte përgatitur dhe diskutuar në SHBA, të cilët kishin kërkuar arrestimin e tyre në Zvicër.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










