Kosova
Arrestohen edhe tre persona për 1 ton marihuanë që u kap në Sverkë të Pejës
Prokuroria Themelore në Pejë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar në orët e hershme të së enjtes një aksion në kuadër të rastit të koduar “Vera 2024”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për kultivim dhe shpërndarje të narkotikëve lidhur me kapjen e 1 ton marihuanëve në Sverkë të Pejës në shtator të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Referuar njoftimit të Policisë, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Ky aksion është rezultat i hetimeve të vazhdueshme të zhvilluara nga prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës, që lidhen me rastin e vitit të kaluar, ku në fshatin Sverkë të komunës së Pejës ishin sekuestruar rreth 3,000 bimë narkotike dhe afro një ton marihuanë”, thuhet në njoftim.
Arrestimet e sotme u ekzekutuan nga Njësiti Special Intervenus në rajonet e Pejës dhe Gjakovës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa gjatë aksionit janë sekuestruar dy automjete, tre telefona celularë dhe para kesh.
Prokurori i shtetit ka paralajmëruar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.
Në lidhje me këtë rast, më herët – me kërkesë të prokurorit të shtetit – në Republikën e Shqipërisë janë arrestuar edhe tetë persona të tjerë, të dyshuar për të njëjtën vepër penale.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












