Shkurt.ch
Arrestohen edhe dy kosovarë në skandalin e korruptimit të zyrtarëve zviceranë
Të mërkurën, në regjionin e Bellinzona-s janë arrestuar një person 42 dhe një tjetër 32 vjeçar, bën të ditur Policia Kantonale. Bëhet fjalë për një pronar dhe një drejtor të një firme ndërtimi, të dy me shtetësi kosovare

Rreth një javë pas bërjes publik të rastit të shtetasit zviceran me prejardhje kosovare që ka korruptuar zyrtarët e Zyrës për Migracion në Ticino, është zgjeruar rrethi i të arrestuarve. Të mërkurën janë arrestuar edhe dy persona lidhur me këtë rast, duke e ngritur numrin e të arrestuarve në gjithsej 11, shkruajnë mediat zvicerane.
Të mërkurën, në regjionin e Bellinzona-s (kryeqyteti i kantonit Tiçino) janë arrestuar dhe marrë në pyetje një person 42 dhe një tjetër 32 vjeçar, bën të ditur Policia Kantonale, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për një pronar dhe një drejtor të një firme ndërtimi, të dy me shtetësi kosovare.
Dy personat akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore, për fajde të ushtruar shumëfish dhe për numër të madh falsifikimesh të dokumenteve. Ata kanë mbështetur po ashtu hyrjen ilegale dhe qëndrimin në Zvicër të shumë personave.
Policia deri të martën pasdite tashmë kishte iniciuar hetimet kundër nëntë personave. Ndërkohë hetimet janë zgjeruar edhe ndaj një personi 44 vjeçar me shtetësi të dyfishtë, italiane dhe zvicerane. Ai dyshohet t`i ketë nxitur dy personat e arrestuar të hënën që të bëjnë shkeljen e detyrimit për ruajtjen e sekretit zyrtar, përcjell albinfo.ch. Fjala është për një nëpunës 49 vjeçar të Zyrës për Migracion dhe një punonjësi 24 vjeçar të zyrës kantonale për ekzekutim. Por, pas marrjes në pyetje këta janë liruar.
Ndërkaq, Qeveria e Kantonit bën të ditur se një punonjës 28 vjeçar i Zyrës për Migracion në Kantonin e Tiçinos, arrestuar javën e kaluar, është suspenduar nga puna. Ndaj tij do të iniciohet një procedurë disiplinore.
Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, javën e kaluar ka shpërthyer skandali në të cilin është zbuluar se dy zyrtarë të Zyrës për Migracion e kanë furnizuar kosovarin 25 vjeçar me dokumente identifikimi, leje të qëndrimit në Zvicër (Viza B) dhe prej tij kanë marrë para. Sipas policisë bëhet fjalë për shuma prej disa mijëra frangash për një leje të tillë. Ndaj kosovarit janë ngritur edhe akuza për vjedhje, mitosje dhe shkelje të ligjit për të huajt, përcjell albinfo.ch. Ai ka punuar më parë në Kantonin e Tiçinos ku ka qenë pronar i një firme ndërtimi.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti