Shkurt.ch
Arrestohen dy kosovarë për falsifikim lejesh të qëndrimit në Zvicër
Njëri prej tyre, një 63 vjeçar, akuzohet për falsifikim të disahershëm të dokumenteve. Me rastin e kontrollimit që është bërë në shtëpinë e tij janë gjetur tri leje të falsifikuara të qëndrimit në Kantonin e Tiçinos
Prokuroria publike, Policia Kantonale dhe Rojet Kufitare bëjnë të ditur se në kuadrin e një aksioni të përbashkët kontrolli, kanë arrestuar dy shtetas kosovarë të dyshuar për falsifikim të lejeve të punës, shkruan polizeinews.ch. Bëhet fjalë për dy burra të moshave 40 dhe 63 vjeçare. Rasti i tyre lidhet me ndalimin e një minibusi më të cilin ishin gjetur disa shtetas kosovarë me qëndrim të paligjshëm në Zvicër. Arrestimi i tyre është bërë më 13 mars në Ponte Teresa.
Ndaj dy personave është bërë kallëzim penal për shkelje të rëndë të Ligjit për të Huajt dhe pastaj janë lënë të lirë kundrejt pagesës së një kaucioni, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, 63 vjeçari akuzohet për falsifikim të disahershëm të dokumenteve. Me rastin e kontrollimit që është bërë në shtëpinë e tij janë gjetur tri leje të falsifikuara të qëndrimit në Kantonin e Tiçinos.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











