Lajme
Arrestohen dy kosovarë: Donin të hynin në Gjermani, ku i priste vuajtja e dënimit
Njëri i moshës 44-vjeçare, i kërkuar për krime droge dhe tjetri, 67-vjeçar, i cili kishte mbajtur një pjesë të dënimit dhe ishte dëbuar në Kosovë
Fundjavën e kaluar (16-18 shkurt), oficerët e Policisë Federale kanë arrestuar në pikat kufitare në mes të Austrisë dhe Gjemrnaisë njëmbëdhjetë persona (shtetas të huaj) të kërkuar me urdhër arresti. Dy prej tyre ishin shtetas të Kosovës, të cilët janë kapur duke hyrë në Gjermani, edhe pse këtë e kishin të ndaluar.
Njëri kosovar, i moshës 44-vjeçare, është kapur ndërsa donte të hynte në Gjermani të shtunën në mëngjes me një autobus përmes autostradës A8, transmeton albinfo.ch. Prokuroria publike e Mynihut e kishte shpallur atë në kërkim për trafik ilegal të lëndëve narkotike. Duke qenë se ai nuk pati mundësi të paguante gjobën, kosovari duhet të vuajë dënimin e mbetur prej 823 ditësh burg, shkruan bgland24.de.
Një bashkatdhetar 67-vjeçar i tij, i cili u kontrollua në Walserberg të dielën në mëngjes, ndërsa ishte angazhuar si zëvendës shofer i një autobusi me regjistrim kosovar, gjithashtu duhet të vuajë burg për një kohë të gjatë.
Prokuroria publike e Heilbronn-it ishte në kërkim të 67-vjeçarit për shkak të një krimi sipas Ligjit për Narkotikët. Autoritetet gjithashtu e kishin deportuar atë në vendin e tij pasi kishte mbaruar një pjesë të dënimit prej tetë vjetësh burg në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Meqenëse ai donte të rihynte në Gjermani, ku e kishte të ndaluar hyrjen, tani duhet të vuajë dënimin e mbetur prej 1447 ditësh burg.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











