Lajme
Aktakuzat për krime lufte në fund të vitit
Gjykata Speciale pritet që në fund të këtij viti të ngrejë aktakuzat e para ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, nën dyshimet për krime të luftës. Arrestimet mund ta lëkundin skenën politike kosovare
Gjykata Speciale për krime të luftës, pritet që gjatë vjeshtës së këtij viti, t’i ngrit aktakuzat e para kundër eprorëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për krimet e supozuara gjatë luftës së vitit 1999 dhe menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 2000. Ngritja e aktakuzave thuhet se do ta lëkundin skenën politike kosovare, pasi që flitet për njerëz me shumë ndikon në vend.
Siç shkuan gazeta “Zëri”, Gjykata Speciale tashmë është në përfundim të kompletimit me stafin administrativ, gjyqtarët dhe prokurorët dhe shumë shpejt pritet funksionalizimi i saj i plotë. Funksionalizimi do t’i hapë rrugë ngritjes së aktakuzave të para për ish-eprorët e UÇK-së, lidhur me pretendimet për krime lufte gjatë viteve 1999-2000.
Tashmë Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar buxhetin për mbështetje të dhomave të Gjykatës Speciale prej afro 29 milionë eurosh për një periudhë njëvjeçare, përderisa është përmbyllur edhe konkursi për rekrutimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Tanimë pritet vetëm formaliteti i ratifikimit të Gjykatës nha Holanda, pasi një pjesë e kësaj gjykate do të jetë në Hagë.
Ndryshe, siç është raportuar më herët në mediet lokale në Kosovë, shumë dëshmitarë të mbrojtur që pritet të jenë vendimtar në proceset gjyqësore kundër ish eprorëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë janë vendosur jashtë Kosovës, kryesisht në vendet e BE-së.
Shumica nga ta, janë ish luftëtarë të UÇK-së që do të deklarojnë kundër eprorëve të tyre në proceset e Gjykatës Speciale. Dëshmitarët thuhet se kanë njohuri për krimet e luftës që kanë ndodhur gjatë vitit 1999-2000 në Kosovë. Po ashtu bëhet e ditur se tashmë komandantët janë në dijeni për dëshmitarët të cilët pritet të dëshmojnë me identitet të mbrojtur për krimet e luftës.
Gjykata Speciale, do të trajtojë akuzat për krime lufte të cilat burojnë nga Raporti i senatorit zviceran Dick Marty.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












