Lajme
Arrest shtëpiak për shtatë të akuzuarit
Gjyqtari i procedurës paraprake shpalli vendimin me të cilin të gjithë personat e dyshuar shtatë sa janë, iu ka caktuar masa e arrestit shtëpiak për tridhjetë ditë
Masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh u është shqiptuar të shtartë të dyshuarve të Grupit të Drenicës, të cilët akuzohen për maltretime ndaj civilëve në burgun e Likocit gjatë qershorit të vitit 1998. Masa u është shqiptuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, duke refuzuar kërkesën e prokurorit të lëndës, Maurizio Salustro.
Të akuzuarit, Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi; ish Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku; ish komandanti i brigadës 111 Jahir Demaku; Zeqir Demaku, Sahit Jasharit Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi, janë të akuzuar nga Salustro për krime lufte ndaj civilëve.
Avokati i Sahit Jasharit, Tahir Rrecaj ka thënë se si mbrojtje konsiderojnë se nuk ka pasur arsye të shqiptohet masa e arrestit shtëpiak.
“Gjyqtari i procedurës paraprake shpalli vendimin me të cilin të gjithë personat e dyshuar shtatë sa janë, iu ka caktuar masa e arrestit shtëpiak për tridhjetë ditë, që do të thotë se iu refuzua kërkesa e prokurorit për paraburgim”, ka thënë Rrecaj, shkruan gazetaexpress.com.
Ndërsa, në anën tjetër, avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi ka theksuar se është e mirë që nuk është përcaktuar paraburgimi, por konsiderojnë se nuk ka qenë nevojë të caktohet as kjo masë e cila është masa e dytë me e rënd pas paraburgimit.
“Për ne ky vendim është shumë i padrejtë, është një skandal juridik sepse nuk ka pasur kurrfarë arsye që të caktohet masa e arrestit shtëpiak dhe gjyqtari ka mundur të sjell një masë më të rënd që është paraburgimi i tyre. Besoj se të gjitha provat që janë shqyrtuar në këtë seancë janë dëshmuar, posaçërisht mbrojtja e avokatëve dhe vet deklarata e komandantit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve se nuk ka ndodhur asnjë krim në Likoc në kohë për të cilën prokurori e përmend dhe ne mendojmë që të ankohemi këtë vendim në ditën e parë të gjykatës që do të thotë të hënën”, ka thënë Gashi.
Ai ka theksuar se do të bëjnë ankesë ndaj këtij vendimi të hënën, derisa kolegji e ka obligim që pas ankesës së tyre, brenda 48 orëve që i bie ka mesi i javës së ardhshme.
Gashi ka thënë se ky është vetëm një spektakël i EULEX-it në krye me prokurorin Salustro që të hiqet vëmendja nga veriu. Derisa, ai ka mohuar të kenë informacione se të akuzuarit kanë akuza edhe për vrasje.
Ndërsa, Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi akuzohet për 7 vepra penale, ish Komandanti i Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtaku me 3 vepra penale, dhe Sahit Jashari me 8 vepra penale.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











