Shkurt.ch

Arrat mbrojnë nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës

Një studim i realizuar nga Dana-Farber Cancer Institute i Bostonit, SHBA ka ardhur në konstatimin ise konsumimi i arrave ul për 20 për qind rrezikun nga kanceri

Të gjithë e dijmë se arrat si dhe produktet tjera të ngjashme kanë shumë yndyrë dhe kalori. Dihen edhe pasojat e këtyre të fundit për shëndetin e njeriut. Megjithatë, studime të institucioneve serioze shkencore thonë se konsumimi i arrave mund të jetë i dobieshëm për parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Një studim i realizuar përgjatë tridhjetë viteve nga Dana-Farber Cancer Institute i Bostonit, SHBA ka ardhur në konstatimin interesant se konsumimi i arrave ul për 20 për qind rrezikun nga kanceri dhe ndihmon shumë edhe në parandalimin dhe zbutjen e sëmundjeve të zemrës.

Një studim tjetër, i cili ka zgjatur më shumë se gjashtë vite ka ardhur në përfundimin se konsumimi i arrave ndihmon edhe në uljen e vlerave të yndyrës në gjak, shkruan morgenweb.de. Me këtë ulet rreziku i diabetit 2 dhe i infeksioneve. Më tutje shkencëtarët kanë konstatuar se, është i gabuar mendimi i përhapur se ngrënia e arrave të bën të shtosh në peshë. Kur bëhet fjalë për arrat në fakt mendohen edhe fryte tjera arrore si bajame, kikirika ose të ngjashme.