Integrimi
Arnold Gjergjaj, me çifteli në radion zvicerane
Biseda fokusohet në miqësinë në mes tij dhe trajnerit Gallina, dallimet në mes të kulturave dhe në atë që i bën bashkë ato
Arnold Gjergjaj, i njohur si “The Cobra” është një boksier shumë i suksesshëm shqiptarozviceran nga Bazeli. Përveç me sukseset e tij në ring, Gjergjaj është bërë i njohur në Zvicër edhe si shembull i integrimit të mirë dhe i prezantimit të kulturës shqiptare në rrethin ku jeton.
Radiotelevizioni publik zviceran SRF në kuadrin e serisë verore “Hier mit dir” (Këtu me ty) ka bërë një portretizim të Arnoldit dhe trajnerit të tij, Angelo Gallina. Portertet në formë blic-bisedash janë dhënë edhe me shkrim në portalin e srf.ch.
Biseda fokusohet në miqësinë në mes dy sportistëve, dallimet në mes të kulturave dhe në atë që i bën bashkë ato. Arnold Gjergjaj veç tjerash shprehet se ajo që ai e dëshiron më së shumti është titulli i kampionit botëror ndërsa ai që boksieri që mban llagapin “Cobra” e do më së paku, është gjarpri!
Gjergjaj thotë se jeton me dëshirë në Bazel, Zvicër dhe këtu, ku i ka miqtë dhe familjen dëshiron të kalojë edhe pleqërinë. Ai thotë se ka miq nga shumë vende të botës dhe te ata çmon më së shumti se janë aty kur ai ka nevojë për ta dhe vlerëson se bashkë me ta kalon çaste të këndshme. Ai shton se pa njerëz nga kultura të tjera nuk mund ta paramendojë jetën.
Në fotot e prezantuara në portalin e radiotelevizionit zviceran, bie në sy një çifteli, e cila këtu shërben si shenjë identifikimi të Gjergjajt me Kosovën dhe Shqipërinë.
Emisioni në të cilin portretizohen këta dy sportistë jepet në srf1 më 22 korrik.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












