Lajme

Armeni – Shqipëri 0:2: Shqipëria gati ta realizojë ëndrrën

Janë dy lojtarët e skuadrave zvicerane që shënuan për Shqipërinë, Gashi i Bazelit dhe Gjimshiti i Cyrihut

Zhgënjimin që përjetoi Kombëtarja shqiptare në “Elbasan Arena” po e kthen në triumf në ndeshjen e fundit vendimtare kundër Armenisë për eliminatoret “Franca 2016”. Djelmoshat e Giani De Biazit shënuan dy herë, duke përmbyllur pjesën e parë në avantazh prej dy golash ndaj Armenisë.

Skuadra shqiptare bëri lojë të shkëlqyer. Fillimisht shënoi lojtari i Bazelit, Shkëlzen Gashi në minutën 9, për avantazh 0:1, ndërsa Berat Gjimshiti që luan për Cyrihun, në minutën 24 ngriti në 0:2 fitoren e shqiptarëve. Janë dy lojtarët e skuadrave zvicerane që shënuan për Shqipërinë.

Nëse ndeshja përfundon me këtë rezultat, atëherë Shqipëria për herë të parë e realizon ëndërron, shkon si skuadra e dytë drejtpërdrejtë në Franca 2016.