Integrimi
Arlind Lokaj përfundimisht duhet ta lërë Zvicrën më 31 korrik
Arlind Lokaj duhet të largohet nga Zvicra deri më 31 korrik. Vendimi përfundimtar është marrë nga Kantoni Ticino, pas kontrolleve të fundit administrative.
Arlind Lokaj kishte paraqitur certifikatën e katërt mjekësore në fund të prillit, vetëm disa ditë para kohës së planifikuar të dëbimit më 30 prill 2014. Autoritetet në Ticiono tashmë kanë angazhuar një ekspert mjekësor, i cili ka konstatuar se gjendja shëndetësore e Arlind Lokajt i lejon atij të largohet nga Zvicra dhe të kthehet në vendin e tij, pa nevojën e ndonjë terapie mjekësore. Në dritën e këtyre konkluzioneve Kantoni ka vendosur që Arlind Lokaj përfundimisht deri më 31 korrik 2014 ta lëshojë Zvicrën. Duhet të theksohet se më 13 qershor Arlindi ka paraqitur edhe një kërkesë për rishikim të vendimit, por është hedhur poshtë nga autoritetet në Ticino.
Rasti i të riut Arlind Lokaj, të cilin autoritetet e kantonit të Tesinës kanë vendosur ta dëbojnë për në Kosovë, vitin e kaluar pati bërë bujë të madhe në mesin ku jeton. Të përkujtojmë: kur Arlindi i kishte 3 vjet, babai i tij i ndarë nga bashkëshortja e kishte rrëmbyer atë bashkë me tre vëllezërit e motrat, duke i marrë me vete në Kosovë. Ai u kishte ndaluar fëmijëve të vet për dhjetë vjet çdo kontakt me nënën. Por, në vitin 2010 ai i lejon Arlindin dhe Artinën të vizitojnë nënën e tyre në Zvicër. Mirëpo nëna nuk kishte të drejtë t`ua rregullonte qëndrimin fëmijëve të saj, edhe pse jetonte e vetme, pas shkurorëzimit. Sipas autoriteteve, ajo këtë është dashur ta bënte më herët. Artina tashmë është detyruar të kthehet në Kosovë.
Kur ishte marrë vendimi për dëbim, me Arlindin ishin solidarizuar qindra vendës, të cilët kishin dalë në protesta për ta kundërshtuar dëbimin e tij. Sipas tyre, ai nuk kishte ku të jetonte në Kosovë. Ndërkohë, dëbimi ishte shtyrë për shkaqe shëndetësore. Por, këtë javë vendimi është bërë përfundimtar, shkruajnë mediat në Tesinë.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












